Abazhurë Statik
Abazhurët statikë janë një kombinim i elegancës dhe funksionalitetit, të krijuar për të sjellë ndriçim dhe stil në çdo ambient. Me dizajne që variojnë nga klasikja te modernia, forma të veçanta dhe materiale të ndryshme, ata përshtaten lehtësisht me çdo lloj arredimi. Idealë për sallone, dhoma gjumi, zyra dhe ambiente pritjeje, abazhurët statikë shërbejnë jo vetëm si burim ndriçimi, por edhe si elemente dekorative që i japin hapësirës ngrohtësi, karakter dhe një pamje të kuruar.